zoom

Lajme

Stones drejt Serie A, agjenti i jep avantazhin Juventusit

Stones drejt Serie A, agjenti i jep avantazhin Juventusit

Mbrojtësi i Manchester City, John Stones, po shqyrton mundësinë e një transferimi në Serie A pas mbylljes së këtij sezoni, ku synon titullin e tij të shtatë në Premier League.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, agjentët e lojtarit kanë zhvilluar një vizitë në qendrën stërvitore të Juventusit, duke e vendosur klubin bardhezi në pozicion avantazhi.

30-vjeçari shihet si profili ideal për trajnerin Luciano Spalletti, i cili kërkon personalitet dhe përvojë fituesi për repartin e prapavijës. Megjithatë, drejtuesit e Juventusit po tregohen të kujdesshëm për shkak të gjendjes fizike të Stones, i cili gjatë vitit të fundit ka luajtur vetëm 7 ndeshje në kampionat me Manchester Cityn si pasojë e dëmtimeve muskulore.

Për lojtarin anglez kanë shfaqur interes edhe Interi dhe Milani, por lëvizja e tij drejt Italisë do të varet tërësisht nga garancitë atletike që ai do të ofrojë. Aktualisht, kërkesa e lojtarit është një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi.

Postime të lidhura