zoom

Lajme

Në garë me klube të mëdha rivale, City favorit për nënshkrimi me Elliot Anderson

Në garë me klube të mëdha rivale, City favorit për nënshkrimi me Elliot Anderson

Manchester City është në pozicionin e parë për të nënshkruar me Elliot Anderson të Nottingham Forest këtë verë.

City është ndër një numër klubesh të mëdha që duan ta nënshkruajnë me futbollistin, përfshirë Manchester United dhe Arsenal, dhe burime për Sky Sport informojnë se gjithnjë e më shumë se ai është i destinuar për në Etihad.

Lojtari 23-vjeçar i kombëtares angleze ka qenë në interes të një numri rivalësh të Premier League që kur iu bashkua Forest nga Newcastle United në korrik 2024 për një tarifë prej 35 milionë paund.

Mbetet për t’u parë nëse një marrëveshje mund të arrihet para apo pas Kupës së Botës, ku Anderson pritet të luajë një rol të spikatur për Thomas Tuchel dhe Anglinë.

Kontrata e Anderson në City Ground është e vlefshme deri në qershor 2029 dhe vlera e tij pritet të jetë e konsiderueshme pasi ai është pjesë e një grupi mesfushorësh qendrorë elitarë që do të jenë në treg në merkaton e ardhshme, ku përfshihen Sandro Tonali, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe potencialisht Aurelian Tchouameni.

Postime të lidhura