Aplikacion
Portieri i Real Zaragoza-s, Esteban Andrada, është pezulluar me 13 ndeshje pas goditjes me grusht ndaj kapitenit të Huesca-s, Jorge Pulido.
Ngjarja ndodhi gjatë derbit në La Liga 2, ku Andrada, pasi u ndëshkua me karton të kuq, humbi kontrollin duke sulmuar fizikisht kundërshtarin.
Sipas raportit të arbitrit, portieri u hodh mbi Pulidon duke e goditur me forcë në fytyrë, veprim që shkaktoi një sherr masiv në fushë dhe kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë për ta shoqëruar lojtarin drejt dhomave të zhveshjes.
Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle aplikoi nenin 103 të rregullores, i cili parashikon dënime të rënda për agresionet kur loja është e ndalur.
Lojtari është dënuar me 12 ndeshje pezullim, të cilave iu shtohet dhe një ndeshje pezullim për kartonin e kuq, duke e ccuar numrin total në 13.
Jorge Pulido, pësoi një hematomë të rëndë në mollëz, ndërsa Andrada ka mbyllur sezonin, ndërsa rrezikohet edhe edicioni i ardhshëm.