zoom

Ekonomi

Sqarimi i Tatimeve: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim të presin faturë

Sqarimi i Tatimeve: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim të presin faturë

Një ditë pas aksionit ndaj qumështit dhe produkteve të bulmetit që shiten pa faturë, Administrata Tatimore ka sqaruar sot se individët e regjistruar si tregtarë ambulantë nuk kanë detyrimin të lëshojnë fatura tatimore dhe as të mbajnë dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që ofrojnë.

“Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:

  • Të jetë mbi moshën 16 vjeç;
  • Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;
  • Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;
  • Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;
  • Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme”, njoftuan Tatimet.

Administrata Tatimore thekson se kjo kategori nuk përfshihet në sistemin e fiskalizimit, si pjesë e një përpjekjeje për të ruajtur një balancë mes formalizimit të ekonomisë dhe mbështetjes për punësimin vetjak informal në nivele të ulëta të qarkullimit./ Zoom.al

Postime të lidhura