Aplikacion
Administrata Tatimore ka nisur një fushatë të re për të ndaluar tregtimin pa faturë të produkteve bujqësore e blegtorale, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.
Sekuestrimet e produkteve pa faturë do të ndiqen me gjobë për ata që nuk përmbushin detyrimet fiskale.
Në Sarandë, aksioni ka arritur edhe në tregun e fruta-perimeve, ku Tatimet kanë kontrolluar edhe tregtarët që shesin bimë medicinale, si rigon.
Kontrollet u shoqëruan me momentet e tensioni mes drejtorit të Bujqësisë në Bashkinë Sarandë, z. Muçi (ashtu siç e thërret tregtarja, Bardha). Ky i fundit kërkoi që tregtarja të etiketonte produktin me emrin e prodhuesit.
Kur Muçi i kërkoi tregtares që të shënonte prodhuesin për pakon e rigonit, përgjigjja e saj spontane ishte: “mali”, duke theksuar se mbledhja e bimëve mediciale në mal është mënyra e saj për të përballuar jetesën.
Megjithatë, drejtori u tregua i vendosur: çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe të shitet me kupon tatimor. Tregtarja iu përgjigj: “Po çfarë flet mo Muçi im… janë produkte të natyrës.”
Pjesë nga biseda mes tyre
Drejtori: Prodhuesi
Tregtarja: Mali
Drejtori: Nuk funksionin ashtu
Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.