Aplikacion
Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimit penal që lidhet me zv.kryeministren, Belinda Balluku.
Veprimet procedurale kanë pasur për qëllim sigurimin e provave dhe verifikimin e elementëve të dosjes hetimore.
Kontrollet janë shtrirë edhe tek biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, emra të njohur në fushën e kontratave publike. Po ashtu është marrë në pyetje edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente dhe pajisje kompjuterike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.
Vetë Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe në Tiranë, si dhe për koncesionin Thumanë–Kashar. /Zoom.al