zoom

Lajme

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, Belinda Balluku, si kërkesë e SPAK, për t’i hapur rrugë arrestimit.

Deri më tani nuk ka datë për mbledhjen e ardhshme.

Kërkesa për shtyrje të mbledhjes u bazua në nevojën për tu njohur me provat që SPAK i ka sjellë Kuvendit se përse kërkon arrestimin e Ballukut, materiale të cilat janë brenda një USB-je ku ndodhen 10 mijë faqe prova, dhe që ende nuk janë lexuar nga askush.

Deputetët e të dyja palëve kërkuan të njihen me materialin që kjo USB ka, sikundër edhe avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija, i pranishëm në mbledhje, krah prokurorëve. Ai tha se duhet të njihet me çdo material në mënyrë që të bëjë mbrojtje efektive dhe për këtë kërkon 3 javë kohë. Por, SPAK thotë se 5 ditë janë të mjaftueshme për tu njohur me dosjen.

Opozita kërkoi ta marrë USB-në me vete dhe ta shqyrtojë, ndërsa socialistët kërkuan që këto materiale të mos dilnin nga mbledhja, por të shikoheshin aty.  Në përfundim u vendos që të USB-në do e marrin me vete.  PD propozoi të rimblidhen të hënën, ndërsa PS më 19 janar.

Postime të lidhura