zoom

Aktualitet

SPAK sekuestron në fabrikën e cigareve të Ergys Agasit, e bleu nga Ilir dhe Darjo Jashari të shpallur në kërkim

SPAK sekuestron në fabrikën e cigareve të Ergys Agasit, e bleu nga Ilir dhe Darjo Jashari të shpallur në kërkim

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në Librazhd.

Raportohet se fabrika “Albania Tabac” është në pronësi të shtetasit Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga SPAK për kontrabandë të cigareve. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka vendosur dhe sekuestron e fabrikës.

Hetimet janë pjesë e goditjes që SPAK i bëri pak muaj më parë një grupi të kondrabandës së cigareve, ku arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, në një total prej 35 urdhër – arrestesh (shih listën në fund të lajmit të Zoom.al. Mes të kërkuarve janë ish -pronarët e fabrikës, Ilir dhe Darjo Jashari, babë e bir.

Sipas dokumenteve të regjistruara në QKB, Ilir dhe Dario Jashari ia shitën fabrikën Ergys Agasit pak ditë para aksionit të SPAK.

Gjykata e Posaçme caktoi masat arrest me burg për 6 persona, përfshirë Ilir dhe Darjo Jasharin, si dhe disa shtetas të huaj. Mbi 20 zyrtarë të doganës janë nën hetim me masa sigurie të lehta, si detyrim paraqitje apo ndalim daljeje jashtë shtetit.

SPAK ka dokumentuar mbi 30 raste falsifikimi në sistemin doganor “Asycuda World”. Sipas hetimeve, rezulton se ngarkesat figuronin si të eksportuara jashtë vendit, por në realitet nuk kishin dalë kurrë nga Shqipëria dhe destinacionet ishin të rreme.

SPAK përllogarit se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar arrin në 3.6 miliardë lekë ose afro 40 milionë euro. Në shtetet e Bashkimit Europian, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat përllogaritet në 12.8 milionë euro.

Nuk është ende e qartë se cili ka qenë roli i Ergys Agasit në këtë aktivitet. Agasi është një personazh kontrovers që është përfolur për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama dhe njihet për ndikimin e tij të fortë në disa dikastere.

Një shpjegim për këtë marrëdhënie të privilegjuar me kryeministrin Rama dhe përfitimet që pasojnë e ka dhënë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që e quan Ergys Agasin një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama. Në vençanti, sipas Ahmetajt, Agasi është “koordinator” i grupit kriminal më të fuqishëm të Durrësit. /Zoom.al

LISTA E PERSONAVE TE HETUAR NGA SPAK PER KONTRABANDEN E CIGAREVE

Ilir Jashari
Darjo Jashari
Servet Dauti
Luan Qorolli
Nazmi Goçi

Gerti Ciu
Norion Spahia
Luis Mazreku
Durim Perja
Bordi Zotaj

Indrit Cenaj
Matilda Duzha
Andri Tola
Mentor Neli
Gentian Tabaku
Kreshnik Gumaj

Eldi Hoxha
Mile Bijeliç
Emin Shabani
Ilber Kolleshi
Ylber Karanxha
Blendi Resuli

Idlir Cukaj
Alisa Sinani
Ylli Sinani
Vladimir Goxhi
Shpëtim Logka

Rezart Doci
Altevin Norja
Lorenc Çela
Zeljko Stafjer

Florian Arapi
Matilda Duza
Gëzim Stërkshi

Juli Zogu

Postime të lidhura