Aplikacion
Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se më herët në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.
Jozytarisht gjatë kontrollit të banesës së tij, u bë e ditur se veprimi hetimor lidhej me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj biznesmenit për lidhje me grupet kriminale. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e akuzoi Agasin si “ndërmjetës” të grupeve kriminale dhe qeverisë.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari