Aplikacion
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro, në emër të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve sh.p.k.”, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal.
GJKKO ka sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, tre hapësira parkimi+depo, si edhe dy vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë.
Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro.
Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.
Fabrika “Albania Tabac” është në pronësi të shtetasit Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga SPAK për kontrabandë të cigareve. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka vendosur dhe sekuestron e fabrikës.
Hetimet janë pjesë e goditjes që SPAK-u i bëri pak muaj më parë një grupi të kondrabandës së cigareve, ku arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, në një total prej 35 urdhër – arrestesh. Mes të kërkuarve janë ish-pronarët e fabrikës, I.J dhe D.J, babë e bir.
Sipas dokumenteve të regjistruara në QKB, I.J dhe D.J ia shitën fabrikën Ergys Agasit pak ditë para aksionit të SPAK.
Gjykata e Posaçme caktoi masat arrest me burg për 6 persona, përfshirë I.J dhe D.J, si dhe disa shtetas të huaj. Mbi 20 zyrtarë të doganës janë nën hetim me masa sigurie të lehta, si detyrim paraqitje apo ndalim daljeje jashtë shtetit.
SPAK ka dokumentuar mbi 30 raste falsifikimi në sistemin doganor “Asycuda World”. Sipas hetimeve, rezulton se ngarkesat figuronin si të eksportuara jashtë vendit, por në realitet nuk kishin dalë kurrë nga Shqipëria dhe destinacionet ishin të rreme.
SPAK përllogarit se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar arrin në 3.6 miliardë lekë ose afro 40 milionë euro. Në shtetet e Bashkimit Europian, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat përllogaritet në 12.8 milionë euro.
Nuk është ende e qartë se cili ka qenë roli i Ergys Agasit në këtë aktivitet. Agasi është një personazh kontrovers që është përfolur për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama dhe njihet për ndikimin e tij të fortë në disa dikastere.
Një shpjegim për këtë marrëdhënie të privilegjuar me kryeministrin Rama dhe përfitimet që pasojnë e ka dhënë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që e quan Ergys Agasin një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama. Në vençanti, sipas Ahmetajt, Agasi është “koordinator” i grupit kriminal më të fuqishëm të Durrësit.
Çfarë u sekuestrua?
I. Pasuri në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):
II. Apartamente banimi:
10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
III. Parkime:
17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8
IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:
20. Vilë e tipit Rose nr. 151 me përbërje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelë ndërtimi 818 m2 dhe sip ndërtimi 386 m2, e cila ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, Tiranë.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari