Aplikacion
Kreu demokrat Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror dhe drejtueses së saj.
Berisha tha për mediat se SHISH-i ka bashkëpunuar me kartelet e Durrësit duke bërë të mundur arratisjen e tyre pak para se SPAK të lëshonte urdhërarrestet.
Po kështu, Berisha shtoi se BKH ka raportuar çdo lëvizje tek Ardi Veliu.
Deklarata e Berishës:
Informacionet unë i kam të shumëburimshme, por kurrë ndonjëherë burimi nuk do dalë sepse qytetari dixhital është sot burimi i vetëm si institucion për qytetarët shqiptarë.
Në një kohë kur Shërbimi Informativ Kombëtar ka bashkuar aksionet me Ergys Agasin dhe kartelet.
Në një kohë kur Troplini i Skapit njoftoi apo nuk arrestoi Troplinin e Durrësit… dhe e keni vënë re ju, ka një hetim kush e informoi Troplinin e Durrësit për t’u larguar? Asnjë hetim sepse atë e ka pasur në dorë Dumani.
Unë mund të them se e informoi Irena Gjoka, por nuk e them se Irena Gjoka ia ka dorëzuar atij me 30 prill dhe Troplini ka qenë gjer me datën 13 në Durrës. Pasi inauguroi festën e Arkend Ballës, Drazhit dhe të tjerëve, atëherë u tha mirupafshim.
Ka një hetim ky Dumani që mbante në xhep urdhër-arrestet gjersa ai të përfundonte në Dubai apo ku të përfundonte? Asnjë, sepse ai është vetë autori.
Një minutë se është arratisur El Çapo, njeriu më kryesor i kartelit më kryesor të Europës. I vetmi kartel në Europë që disponon portin plotësisht. Të gjitha këto tregojnë për një konglomerat të krimit me kreun dhe institucionet e tjera të narkoshtetit.
A e dini ju se ajo Aida Hajnaj e BKH-së, pothuajse çdo ditë në 6 të mëngjesit, i raportonte Ardi Veliut, spiunit të Edi Ramës. Po! U habitën policët që e mbronin Hajnien. Ardi Veliu në stilin e vjetër të Sigurimit, shkonte te burimi në 6 të mëngjesit.
Burimi ishte Hajnia. Ardi Velia është një eksponent i krimit nga më të rrezikshmit.
Kush është Ergys Agasi?
Në vitin 2024, emri i Agasit u bë i njohur në media pas një interviste të ish-ministrit Arben Ahmetaj për televizionin italian Rai3. Ahmetaj e akuzoi Agasin si “koordinatorin” e lidhjeve të Edi Ramës me grupe kriminale, duke thënë se ai organizonte takime të liderëve të mafias në zyrën e Kryeministrit.

Agasi reagoi duke i quajtur këto akuza si “thashetheme” dhe mohoi çdo lidhje me krimin e organizuar.
Sipas raporteve të tjera, Agasi ka pasur lidhje me grupe kriminale të Durrësit, si dhe me individë të njohur për trafik droge, si Xhevdet Troplini. Ai gjithashtu është akuzuar për emërimin e të afërmve të tij në pozita drejtuese në administratën shtetërore, përfshirë drejtorë në OSHEE, AKU dhe ASHK./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari