zoom

Lajme

Berisha: Nipi i Troplinit, më i forti në Durrës. Ka marrë të gjitha frenat bashkë me Dakon

Berisha: Nipi i Troplinit, më i forti në Durrës. Ka marrë të gjitha frenat bashkë me Dakon

Kryetari i Partisë Demokratike ka folur sërish për grupin kriminal të Xhevdet Troplinit, i njohur si Poja, me të cilin pretendon se bashkëpunon PS-ja.

Gjatë një takimi, Berisha tha se nipi i Xhevdetit ka marrë “frenat” e qytetit të Durrësit, bashkë me Vangjush Dakon për fushatën e 11 majit.

“Sueli është në kërkim, Altin Hajri është në kërkim. Për këtë nipin e Troplinit nuk e di a është në kërkim apo jo, por do të marr informacion më të saktë. Se ky del tani, ky tani paska marrë të gjithë frenat në dorë të portit dhe të gjitha, qenka më i fuqishmi aty, bashkë me Gjushin,”- u shpreh Berisha.

Ai përmendi edhe Safet Bajrin si bashkëpunëtor të qeverisë.

Berisha deklaroi se Safet Bajri u tranferua në Reç me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, pas kërkesës së personazhit të krimit në mënyrë që të mund ta kishte më të lehtë për t’i bërë presion votuesve për vota.

Sipas kreut të PD-së, Safet Bajri i tha Manjës që “unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj”.

Berisha deklaroi se personazhi i krimit ka 2-3 telefonë në burg që i përdor për të kërcënuar biznesmenët./ Zoom.al

Postime të lidhura