zoom

Slider

Sot i tha rrotë k…, por ja si e quante Veliaj tre ditë më parë Sulejman Memën

Tre ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj në përpjekje për të bërë për vete anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, zhvilloi një takim informal edhe me kreun e këtij organizimi, Sulejman Mema. Ai e priti atë në zyrën e tij dhe siç e ka zakon, në fund të takimit nuk harroi të bëjë edhe disa foto me të, një prej të cilave e publikoi edhe në llogaritë e tija në rrjetet sociale. Madje për të treguar se kishte besim tek ai dhe se ai duhet të ishte në krahun e tij në betejën për FSHF-në, në një koment që shoqëronte foton në rrjetet sociale ai e quajti Memën edhe si mik të tijin.

“Me mikun e mirë Sulejman Mema që le stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll !

Mirënjohje maestro! Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA”, shkroi Veliaj.

 

Por ose vet Veliaj nuk kishte ditur t’i përcillte ashtu siç duhet mesazhin e tij para votimit për zgjedhjen e drejtuesit të ri të shoqatës, ose Mema nuk ka arritur ta marrë siç duhet.

 

Kjo pasi dje dy ditë më pas në një takim të zhvilluar me përfaqësues të shoqatës, Veliaj nuk do të ngurronte që ta cilësonte edhe Memën si rrotë k….

Ndërkohë që Mema nuk do t’i bindej thirrjes së Veliajt dhe sot do të merrte pjesë në takimin e shoqatës duke zgjedhur Krenar Alimehmetin kryetar të ri.