Aplikacion
Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë zbarkuar për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ende nuk dihet arsyeja se përse kanë mbërritur në ambientet e FSHF-së.

Një zhvillim i tillë vjen në një kohë tensionesh mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.

Kujtojmë se FSHF publikoi një audio-përgjim të bërë në mbledhjen e anëtarëve të Komunitetit të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në të, ky i fundit dëgjohej të fliste me një gjuhë denigruese dhe cilësime fyese.
Më pas, një sasi tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës, i cili zgjodhi të mos e vinte gishtin askund, por t’ia linte në dorë policisë.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës