zoom

Aktualitet

Audiopërgjimet për Veliajn, Rama i del në mbrojtje: I neveris, nuk i dëgjoj

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas audiopërgjimit që u publikua ditën e djeshme ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përdorte një fjalor totalisht banal në praninë e anëtarëve të shoqatës rajonale të Fubtollit “Tirana”.

Rama ka komentuar në një status në rrjetin e tij social, ku i është përgjigjur një prej komentuesve lidhur me audiopërgjimin e publikuar duke i thënë se i neveriste përgjimet e bisedave të bëra në një mjedis jopublik dhe shtoi se nuk duhet të merreshin për bazë.

Rama: Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik të cilat sipas meje nuk duhet të merren për bazë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes së një përgjimi publik.