zoom

Lajme

Skualifikohen kandidatët/ Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD

Skualifikohen kandidatët/ Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbetur i vetmi emër në garën për drejtimin e partisë, pasi dy kandidatë të tjerë nuk arritën të kalojnë fazën e verifikimit.

Sipas informacioneve, kandidaturat e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt janë rrëzuar nga strukturat përkatëse, për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara. Ky vendim erdhi pas shqyrtimit nga organi përgjegjës brenda partisë.

Si rezultat, gara për kryetar praktikisht mbetet pa rivalë, duke e lënë Berishën si alternativën e vetme për drejtimin e Partisë Demokratike në këtë proces.

Postime të lidhura