zoom

Lajme

Gara për kreun e PD/ Përballë Berishës vetëm një mjeke

Gara për kreun e PD/ Përballë Berishës vetëm një mjeke

Këtë të enjte në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave që duan të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Por, për Sali Berishën gara e 23 majit duket se do të jetë pa asnjë rrezik, me vetëm një rival.

Sot në ambientet e selisë blu është paraqitur një kandidate e papërfolur më herët si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ajo është Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sela ka mbërritur në selinë blu për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhjet brenda partiake.

Postime të lidhura