zoom

Të gjitha

Skena erotike me Jennifer Lopez, aktori i njohur rrëfen prapaskenat

Skena erotike me Jennifer Lopez, aktori i njohur rrëfen prapaskenat

Aktori i njohur, Ryan Guzman, ka folur për herë të parë në lidhje me filmin që ka luajtur së bashku me yllin, Jennifer Lopez.

Filmi “The Boy Next Door” tregon fiksimin e një djaloshi të ri me fqinjën e tij. Pas një raporti të shkurtër, duket se djaloshi fiksohet pas Jennifer Lopez dhe ajo që fillimisht ishte një flirt, shndërrohet në një histori të frikshme.

Teksa fliste rreth filmit, aktori i njohur ka rrëfyer se si ishte për të xhironte skena erotike me aktoren dhe këngëtaren me famë botërore.

“Sigurimi praktikisht ishte gjithandej rreth nesh. Jennifer kishte një material të caktuar për shkak të të cilit në kamerë është dukur sikur unë e prek në pjesët intime, që nuk është ashtu. Çdo gjë ishte rreptësisht profesionale”, ka thënë Guzman.

“Madje edhe kur ia kam prekur gjoksin, dora patjetër është dashur të vendoset saktësisht në atë mënyrë që askush nuk ka mundur ta shohë sigurimin në prapavijë. Na shikonin nga të gjitha anët. Për këtë shkak jam detyruat t’i them se jam paksa nervoz”, ka shtuar më pas aktori.