zoom

Aktualitet

Skandali/ Vodhën 690 milionë lekë nga pensionet e ndihmat sociale, detaje nga arrestimi i drejtoreshës së Postës së Durrësit dhe dy vartëseve

Skandali/ Vodhën 690 milionë lekë nga pensionet e ndihmat sociale, detaje nga arrestimi i drejtoreshës së Postës së Durrësit dhe dy vartëseve

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, si edhe dy vartëseve të saj.

Sipas bluve, ato akuzohen për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj, të destinuara për shpërndarjen e pensioneve e ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës.

Në pranga kanë rënë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, shefja e financës, Valbona Hoti Duni, 59 vjeçe, si dhe arkëtarja/llogaritarja Paola Dana, 39 vjeçe.

Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026, tre të ndaluarat kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej për degët e Postës në Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura