Aplikacion
Tre punonjëse të filialit të Postës së Durrësit janë ndaluar pas një kallëzimi penal të bërë nga Posta Shqiptare.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, shefen e financës, Valbona Hoti Duni, si dhe arkëtaren Paola Dana.
Pas kallëzimit, prokurori G. Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Tre punonjëset janë përballur me akuzat e ngritura nga Posta Shqiptare për shpërdorim detyre dhe abuzim me vlera monetare.


