Aplikacion
Pedagogia e fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Denisa Kele e cilësoi mosfunksionimin e portalit SelfCare për bizneset, si skandalin më të madh shtetëror të kohëve të fundit.
Prej disa javësh, bizneset nuk aksesojnë dot platformën që i lidh ato direkt me administratën Tatimore dhe nuk transferojnë dot asnjë të dhënë fiskale.
Kele ngriti akuza se dikujt i intereson që disa fatura në sistem të fshihen dhe sabotimi është i qëllimshëm.
“Skandali i Akshit për mua është, mund të them një rënie e totalisht e shtetit dixhital.
Mos të flasim për të dhënat tona personale dhe nuk janë vetëm të dhëna personale, ashtu janë të dhëna personale sensitive.
Nuk duhet të flasim vetëm për rënien e një platforme. Po flasim për rënien e një shteti që këtë platformë e ka të centralizuar.
Pra, Shqipëria nuk është si vendet e tjera, si Estonia apo vende të tjera dixhitale, ku kanë platforma strikte të kontratave, të tenderave që jepen. Pra, i gjithë sistemi në Shqipëri është i mbyllur dhe kjo ka qenë ajo që të gjithë neve ekspertët, sa herë që kemi dalë dhe kemi folur, që është nevoja për një sistem të hapur, është nevoja për një transparencë, publike.
Sot ndodhi skandali, apo ka një muaj që ka ndodhur skandali, është një muaj, nuk janë as minuta dhe nuk janë ditë, i fiskalizimit. Është një muaj që nuk ka sistem, pra çfarëdo lloj backup-i që t’i bëjnë sistemit, ai do zgjasi vetëm disa minuta. Nuk ka sistem që të mund të bjeri për javë të tëra.
Në momentin që u pezullua, u rihap edhe njëherë në dhjetor dhe në momentin që u hap, u hap në dhjetor, ky tender tashmë, pra është nuk, jo funksional, nuk u dha asnjëherë. Që do të thotë që ne kemi një lloj sistemi që është pa mbrojtje.
Dhe praktikisht neve kemi një sistem që është i pambrojtur tashmë. Pra, në momentin që ndodh një sulm, dhe ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, kushdo mund të ndërhyjë.
Po nuk do të thotë, nuk është vetëm çështja e hakerave specialistë të fushës, por dhe njerëz më pak të… Mund të ndërhyjë kushdo.
Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, është që sot unë kam marrë denoncime nga qytetarë, të cilët presupozohet, pra e thonë, e deklarojnë që shumë fatura tatimore të tyre janë fshirë nga sistemi.
Pra ti nuk mund të bësh dot një kontroll ekonomik, ë, në sistem. Çfarë do të thotë fshihen shumë fatura? Domethënë, kush fshihet, kujt i intereson…
Kujt i intereson në këtë pikë, pas rënies së këtij sistemi, kujt i intereson që të fshihen fatura, mijëra fatura nga ky sistem?
Atëherë skandali është shumë më i madh nga ç’e përfytyrojmë ne, është shumë më i madh”, tha Kele.