zoom

Të gjitha

S’ka më dyshime! Semi Jaupaj konfirmon rikthimin Bora-Donald

S’ka më dyshime! Semi Jaupaj konfirmon rikthimin Bora-Donald

Aktori i njohur, Donald Veshaj dhe moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani i janë rikthyer historisë së dashurisë.

Ka qenë Semi Jaupaj, e cila ka shpërndarë në Instagramin e saj një foto ku duken të tre së bashku.

“Shokë përgjithmonë,”- shkruan këngëtarja krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sємι Jαυραʝ (@semijaupaj)

Fotoja është shkrepur mbrëmjen e djeshme në natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Siç duket, Bora dhe Donaldi kanë qenë të pranishëm.

Shfaqja e tyre në një event të tillë publik krah njëri-tjetrit mund të merret si një shenjë që ato kanë vendosur të mos fshihen më nga syri i publikut.

Kujtojmë që sapo doli nga “Big Brother VIP”, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ndodhi mes tyre.

Ai i kërkoi publikisht falje Borës, teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.

Më pas dyshja u kap mat në eventin e modës të Valdrin Sahitit, si dhe nuk munguan foto të tyre duke bërë shopping jashtë Shqipërisë./ Zoom.al