Aplikacion
Silva Caka, ish-deputete e LSI-së është emëruar zv.ministre e Brendshme në mbledhjen e qeverisë.
Ajo është emri i radhës që Rama peshkon në radhët e partisë që drejtohet nga Ilir Meta. Më herët, Rama ka kapur nga kjo forcë politike, Indrit Brahimllarin, ndërsa duket i hapur për të peshkuar të tjerë emra nga opozita.
Burime bëjnë me dije se ndër emërimet e reja do të jetë edhe Edona Bilali si zv/ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bilali ka shërbyer si Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në kabinetin “Rama III”, nga 10 shtatori i 2021 deri në shtator të vitit 2023. Ajo mbeti jashtë parlamentit, pasi nuk ia doli të zgjidhej deputete në garën e 11 majit, ku ishte pjesë e listës së hapur të Partisë Socialiste, në qarkun e Shkodrës.
Po ashtu Eugena Tomini do të rikthehet si zv/ministre e Shëndetësisë, detyrë të cillën e ka mbajtur edhe në vitin 2021. Tomini më parë ka drejtuar edhe Institutin e Shëndetit Publik./ Zoom.al