Aplikacion
Dikur një nga zërat më të fortë opozitarë dhe përfaqësuesja më prezente në media në emër të Partisë së Lirisë, Silva Caka në rolin që kishte bënte deklarata dhe akuza të forta për qeverinë.
Për atë qeveri që sot e emëroi zëvendësministre të Brendshme.
Edhe pse tashmë ngjan thjesht si një dikurs politik për të përmbushur agjendën e ditës, 2 vite më parë Silva Caka e niste mëngjesin duke sharë kryeministrin Edi Rama dhe duke e bërë me faj për çmimet e larta dhe për presione ndaj ndërtuesve në favor të pushtetit.
“Ju falenderoj shumë. Ma bëtë mëngjesin kaq të bukur me këtë video, me këtë shou kaq interesant. A thua ti po ndërtohet në ndonjë cep të Shqipërisë edhe këta nuk e kanë parë. Është përballë Bashkisë së Tiranës. Këta të dërgojnë IKMT, Policis Bashkiake, nuk i shihkan 4.200 metra, që janë minimumi 3-4 kate. Ky është një shou për të tërhequr vëmendjen nga rritja e çmimeve, nga çmimi i karburanteve, nga çmimi i shportës, nga paketa mizerabël që dha për qytetarët. Ky është një presion për ndërtuesit e oligarkisë që të japin para për fushatën”, tha Silva Caka.
Ndërkohë, 2 vite më pas, edhe pse çmimet vijojnë të jenë të larta për qytetarët e thjeshtë, edhe pse aksioni kundër ndërtimeve pa leje u la në harresë, Silva Caka pranon postin e zëvendësministres së Brendshme, duke harruar akuzat e dikurshme./ Zoom.al