Aplikacion
Gjatë javës së shkuar, lajmi se Silva Caka, ish-përfaqëuese e Partisë së Lirisë, u emërua zv.ministre e Brendshme nxiti reagime të shumta dhe u komentua si një “blerje politike”.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nuk kurseu ironinë për vendimin e Silva Cakës, të cilën dikur e kishte në të njëjtën parti.
Ai tha se Caka ra “pre” e batutës që kishte bërë vetë disa vite më parë, kur ishte në LSI, teksa shprehej se ata që ikën nga kjo parti dhe shkuan të PS, janë si shprehja “Gjeti tenxherja kapakun”.
Më tej, Tedi Blushi bëri një paralelizëm mes rastit të Silva Cakës dhe të Lefter Kokës, ish-ministër Mjedisi, po ashtu dikur pjesë e LSI, që sot ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, duke paralajmëruar ndoshta një fund të ngjashëm edhe për Cakën.
“Nuk kam asnjë koment. Unë vetëm di t’ju them.. refuzoj të merrem me emrin konkret. Edi Rama ka treguar që ata që kanë ikur nga ish-LSI, besoj ju e dini ku ndodhen sot? Besoj e dini ku ndodhet Lefter Koka?!”, u shpreh Tedi Blushi në “Top Channel”./ Zoom.al