zoom

Lajme

Rekrutimi tjetër nga PS/ Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë spitali në Elbasan

Rekrutimi tjetër nga PS/ Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë spitali në Elbasan

Zheni Gjergji, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe mjeke me përvojë, është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo ka sqaruar se vendimi për të marrë këtë detyrë nuk ishte politik, por një zgjedhje thellësisht profesionale dhe njerëzore.

“Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor”, shkruan Gjergji.

Ajo thekson se, pavarësisht angazhimit të mëparshëm në politikë, mbetet e lidhur ngushtë me profesionin e mjekes.

“Unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion”, shprehet ajo, duke shtuar se prioriteti i saj është shëndeti i njerëzve dhe shërbimi ndaj komunitetit.

Postime të lidhura