Aplikacion
Edhe pse kandidate do të jetë Ogerta Manastirliu, fushatën e socialistëve për bashkinë e Tiranës do t’a drejtojë Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar dje deputetët në selinë e Partisë Socialiste për këtë vendim. Balluku dhe pse nuk është më deputete e kryeqytetit, ka krijuar aty një nukël të qëndrueshme militantësh që prej zgjedhjeve të 2021-shit. Atëherë, deputete e Tiranës, Belinda Balluku doli gruaja më e votuar.
Në qeverinë e re, Belinda Balluku u rikonfirmua si zv/kryeministre dhe gjithashtu u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e ri qeveritar./Zoom.al


