Aplikacion
Por duket se dyshja ka vendosur ta lërë pas atë ngjarje.
Kejvina ka uruar Kiarën dhe Luizin për pritjen e ëmbël, duke i dërguar një buqetë të vrçantë lulesh.
Videon e ka postuar vetë Luizi, që lexon edhe mesazhin brenda kartolinës:
“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella.”
Më pas Luizi shpjegon se e ka falur Kejvinën për ngjarjen brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them serish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”, shprehet Luizi.