Aplikacion
Shqipëria ka normën më të lartë të personave në rrezik varfërie ndër të gjitha vendet e Europës.
Sipas Eurostat, që i referohet shifrave 2022-2020, më shumë se 50% e të rinjve nën 18-vjeç në Shqipëri janë në prag të varfërisë dhe përjashtimit social. Kjo është norma më e lartë, ndjekur nga ajo e Malit të Zi me rreth 45%.
Por, Shqipëria mban vendin e parë edhe për individët +18 vjeç që janë të rrezikuar nga varfëria, rreth 45% e tyre. Ndjekur po nga Mali i Zi me rreth 40%.

Vendi me numrin më të ulët të personave në rrezik varfërie dhe përjashtimi social është Çekia, me pak më shumë se 10%.
Eurostat analizon se fëmijët më të predispozuar për të qenë të varfër janë ata me prindër pa arsim të lartë.
Varfëria dhe rreziku i përjashtimit social tek të rinjtë u rrit nga viti 2021 në vitin 2022 në të gjitha vendet e BE-së.
Mori dokumentin “sekret” dhe u largua me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi