zoom

Slider

Shqipëria kryeson grupin, Rama publikon statistikat: Këtë pamje që s’e kemi parë kurrë

Shqipëria kryeson grupin, Rama publikon statistikat: Këtë pamje që s’e kemi parë kurrë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar statistikat e Shqipërisë, e cila kryeson grupin E me 13 pikë, duke lënë pas Poloninë dhe Çekinë.

“Këtë pamje s’e kemi parë kurrë”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama falenderoi futbollistët e Kombëtares, trajnerin e tyre, Silvinjon dhe tifozët kuqezi, që i konsideroi lojtarin e 12-të të Kombëtares.

“Mirëmëngjes me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kombëtarja shqiptare u tregua e mrekullueshme mbrëmjen e së enjtes në fushën e blertë të “Air Albania”, ndërsa Çekia doli nga fusha e turpëruar.

Shqipëria shënoi tre gola ndaj çekëve, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

Sfida u zhbllokua me një super gol të Jasir Asanit që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Seferi shënoi dy gola personalë dhe vulosi fitoren e mrekullueshme dhe historike të Shqipërisë përballë Çekisë.

Në minutën e 83, kur na ndanin vetëm 7 minuta nga fundi i ndeshjes, Arbnor Muja shpartalluar rrjetën me golin e katërt, gol që u anulua nga sistemi VAR vetëm pak sekonda më vonë.

Dy sfidat e radhës Shqipëria i ka me Moldavinë dhe Ishujt Faroe dhe tashmë është vetëm një hap larg Euro 2024.

Tashmë rruga është shumë herë më e lehtë dhe në dy ndeshjet e fundit edhe na lejohet ndonjë gabim.