Aplikacion
Ndërsa qindra familje dhe biznese, sidomos në Qarkun e Durrësit, vazhdojnë të përballen me dëmet e rënda të përmbytjeve, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile, pas disa ditësh heshtjeje dhe pas kthimit nga jashtë vendit.
Edhe pse foli për situatën, Kryeministri nuk shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe nuk dha asnjë garanci të qartë për dëmshpërblimin e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara. Në vend të përgjegjësisë institucionale, Rama zgjodhi të sulmojë opozitën, duke i quajtur reagimet e saj “përçarëse”, ndërsa një pjesë të fajit e hodhi mbi vetë qytetarët, duke pretenduar se hedhja e mbeturinave ka çuar në bllokimin e kanaleve dhe, si pasojë, në përmbytje.
Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, Kryeministri ka nisur një takim informal me kabinetin qeveritar në të ashtuquajturën “Vila e Kuqe”, në periferi të Tiranës. Takimi, që pritet të zgjasë gjithë ditën, është fokusuar në objektivat e qeverisë për vitin 2026.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari