zoom

Sport

Shpërthen Arteta: Arbitri shkatërroi një lojë fantastike, të shpjegojë vendimet e tij

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se një lojë e bukur u shkatërrua, pasi skuadra e tij pësoi një goditje të rëndë në shpresat e tyre për katër vendet e para në kampionat pas disfatës në derbin e Londrës veriore nga Tottenham.

Spurs fitoi 3-0 për të kaluar në një pikë pas rivalëve të tyre me dy ndeshje të mbetura në Premier League.

Tottenham kaloi në epërsi nga pika e bardhë e penalltisë para se Arsenali të mbeste me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Rob Holding.

“Nëse them atë që mendoj, do të pezullohem për gjashtë muaj”, tha Arteta kur u pyet për gjyqtarin.

“Nuk di të gënjej kështu që preferoj të mos them atë që mendoj. Nuk mund të them atë që mendoj. Unë nuk jam i pakënaqur me lojtarët e mi. Jam krenar për lojtarët e mi. Dua që arbitri të dalë para kamerës dhe të shpjegojë vendimet e tij. Është turp sepse u shkatërrua një lojë kaq e bukur. Vendimi është marrë. Ne nuk mund ta ndryshojmë atë. Arbitri duhet të marrë një vendim në futboll”, tha Arteta. /zoom.al/