zoom

Kosova

Shoferja del në korsinë e kundërt, dy të vdekur në aksident në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Suharekë. Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë aksident tragjik.

Sipas raportit, thuhet se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në korsonë e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës, si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas konstatimit të mjekëve, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Edhe ato janë dërguar për trajtim mjekësor, ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për trajtim të mëtejshëm procedurial. “Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Viktimat e këtij aksidenti sipas policisë janë P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/