zoom

Kosova

Aksidentoi efektivin rrugor pse e gjobiti dhe u arratis, policia kosovare në kërkim të shoferes

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një zyrtar policor dyshohet se është goditur nga drejtuesja e një automjeti, teksa autoritetet ende nuk e kanë ndaluar të dyshuarën.

Autorja, edhe pse deklarohet se tashmë është identifikuar, e ka goditur me automjet zyrtarin policor pse e gjobiti dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për mediet kosovare. Policia ka ushtruar kontrolle kudo dhe dyshohet se autorja, emri i të cilës nuk publikohet, është fshehur bashkë me mjetin.

“Sot rreth orës 19:00 (e premte), në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku.

E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, është shprehur Ahmeti. /ZOOM.AL/