Aplikacion
Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Pogradec.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur më 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 1, pranë zonës së njohur si “Capri Center”, ku mjeti ka qenë i parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur pothuajse plotësisht.
Burime bëjnë me dije se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, emër i njohur për policinë lokale për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Ai është përfshirë edhe në një incident gjatë ditës së zgjedhjeve, ku u arrestua pas një konflikti fizik me një komisioner.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, pasi paraprakisht ka dyshime se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Megjithatë, deri në këtë fazë, shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar zyrtarisht.
