zoom

Bota

Shkrimtar i njohur, kush është 71-vjeçari që qëlloi me armë kryeministrin sllovak

Identifikohet autori që qëlloi me armë zjarri kryeministrin sllovak, Robert Fico.

Mediat vendase shkruajnë se kryeministrin tentoi ta vriste një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.

Para se të qëllonte, ai ka thirrur: “Robert hajde këtu”, drejtuar kryeministrit që sapo kishte dalë nga një takim në Bratisllavë.

Më pas, ai ka shkrepur disa herë armën duke lënë të plagosur rëndë Robert Ficon.

Deri më tani raportohet se Fico është qëlluar 5 herë, të cilët e kanë kapur në gjoks dhe në pjes ëtë tjera të trupit.

Zyra e tij u shpreh pas atentatit se kryeministri është transportuar drejt spitalit dhe orët e ardhshme do të jenë kritike për gjendjen e tij.