Aplikacion
Ky është momenti kur truprojat kapin nga krahët dhe trupi duke mbuluar dhe futur në makinë me shpejtësi kryeministrin populist sllovak, Robert Fico, për të cilin mediat raportojnë se u plagos, por jo se sa rëndë.

Ngjarja ka shokuar opinionin mbarëkombëtar, teksa ndodhi kur kreu i ekzekutivit mbante një mbledhje qeverie larg kryeqytetit Bratislava.

Policia tha se kapi autorin e dyshuar të krimit, që shihet edhe në foto, teksa po heton për bashkëpunëtorë të tjerë.

Rrethanat dhe detajet mbeten ende të paqarta, sikurse edhe gjendja shëndetësore e Fico. Raportohet se ai mbeti i plagosur, por nuk dihet shkalla e lëndimit.

Dëshmitarë ishin edhe shumë gaztearë. Gjithashtu motivet mbeten të errëta, teksa pritet marrja në pyetje dhe identifikimi i autorit të krimit. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram