zoom

Të gjitha

Shkatërrohet banda e trafikantëve në Spanjë, gjykata lë në burg 8 shqiptarë

Gjykata spanjolle ka vendosur masën arrest me burg për 8 shtetasit shqiptarë të cilët u arrestuan nga policia pasi akuzohen për trafik droge.

Sipas mediave spanjolle 8 shqiptarët ishin pjesë e një bande kriminale, ndërsa akuzohen se kishin mbjellë 11500 bimë marihuanë në plantacionet e Castellotes dhe Beceites.

Shqiptarët u ndaluan dy ditë më parë dhe janë pjesë e një bande me 12 anëtarë, me 4 prej tyre që i shpëtuan ndjekjes nga policia dhe vunë në alarm 5 bashki të zonës, pasi autoritetet transmetuan mesazhin se “janë të rrezikshëm”.

Policia spanjolle zbuloi lidhjen midis dy plantacioneve nga trafiku i vazhdueshëm i automjeteve që udhëtonin në mënyrë të dyshimtë midis Castellote dhe Beceite. Garda Civile kreu dy aksione, një në çdo lokalitet, duke arritur të arrestojë 7 persona në Castellote dhe një tjetër në Beceite .

8 të arrestuarit janë burra të kombësisë shqiptare, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione në kushte shumë të mjerueshme.