zoom

Aktualitet

Shi dhe shtrëngata në disa qarqe, si pritet të jetë moti sot

Shi dhe shtrëngata në disa qarqe, si pritet të jetë moti sot

Reshjet e shiut do të rikthehen gjatë ditës së sotme në disa zona të vendit. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshje me intensitet mesatar priten në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, ndërsa në qarkun e Kukësit parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Sa i përket temperaturave, ato do të luhaten nga 18°C deri në 28°C në zonat bregdetare, nga 17°C deri në 31°C në zonat e ulëta dhe nga 11°C deri në 25°C në zonat malore.

Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në bregdet dhe në zonat malore priten intervale me erë të fortë, duke sjellë herë pas here rritje të intensitetit të saj.

Postime të lidhura