Aplikacion
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës.
Pas orëve të mesditës, në vend do të mbizotërojë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash.
Ndërsa pas orëve të pasdites, moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të jenë me
intensitet të ulët.
Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës. Shtrëngata afatshkurtra do të jenë të pranishme përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites, pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit