Aplikacion
“The Voice Australia” do të rikthehet në ekran së shpejti për një sezon të mrekullueshëm. Në një trailer të publikuar së fundmi, shfaqja e talenteve e cila transmetohet në Channel Seven, tregon sfidën e trajnerëve Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban, të cilët nxitojnë për t’u afruar te karrigia e Rita Orës.

“Shtype atë buton”, i kërkon Guy Ritës në promon e spektaklit, shkruan Daily Mail. Në të vërtetë, ylli i muzikës pop më në fund shtyp butonin për ta kthyer karrigen e saj.

Rita thotë: “Po dëgjoj me pasion. Dua të dëgjoj se sa shumë i pëlqen të këndojë personit dhe pasionin e tij/saj për artin”.
Keith shton: “Ajo që do të më tërheqë më shumë është kur ndiej diçka; kur ka një të vërtetë në zërin e tyre që më flet përtej tingullit të vokalit të tyre dhe unë jam në gjendje ta ndiej atë thellë”.

Për Jessican, gjithçka ka të bëjë me lidhjen e artistit me këngën dhe mënyrën se si ata tregojnë historinë e tyre brenda performancës. Sezoni i njëmbëdhjetë i “The Voice Australia” realizohet nën regjinë e Sonia Kruger./L.K
/Zoom.al