zoom

Aktualitet

Sherr në Kavajë/ Një person dhunohet me shkop bejsbolli, i dëmtojnë dhe makinen

Sherr në Kavajë/ Një person dhunohet me shkop bejsbolli, i dëmtojnë dhe makinen

Sherr mes disa personave në Kavajë- Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 1.

Bëhet me dije se shtetasi Danjel Habibi. dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B. kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja, i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë gjatë sherrit autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por kanë shkatërruar edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./ Zoom.al