Aplikacion
Dy persona janë plagosur me sende të forta dhe me thikë në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ku katër persona janë përfshirë në një përplasje fizike që ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas të dhënave paraprake, të lënduar kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Ky i fundit, 27 vjeç dhe banues në fshatin Gjashtë, dyshohet se është goditur me thikë në pjesën e shpinës.
I plagosur ka mbetur edhe Enea Qorri, i cili, sipas burimeve policore, rezulton person me precedentë penalë. Rrethanat e sakta të sherrit dhe motivet që çuan në përshkallëzimin e dhunës ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas policisë, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas ngjarjes, u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj..
“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës, shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q dhe A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia./ Zoom.al