zoom

Aktualitet

Sherr masiv në Durrës, disa persona dhunojnë çiftin e bashkëshortëve

Sherr masiv në Durrës, disa persona dhunojnë çiftin e bashkëshortëve

Një konflikt i çastit i regjistruar në zonën e Nishtullës, në Durrës, ka përfunduar me dhunë fizike ndaj një çifti dhe dëmtim prone.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14.

Tre persona, të identifikuar me inicialet A.Z., 44 vjeç, S.Z., 46 vjeç dhe V.R., 37 vjeç, dyshohet se pas një debati për motive të dobëta kanë goditur me grushte çiftin e bashkëshortëve, F.M., 55 vjeç, dhe L.M., 55 vjeçe.

Gjatë përplasjes, autorët e dyshuar kanë dëmtuar edhe automjetin e çiftit, një mjet tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe të pasagjerit.

Policia bën me dije se ndaj 44-vjeçarit A.Z. ka nisur procedimi penal, ndërsa dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim i pronës”, të kryera në bashkëpunim./ Zoom.al

Postime të lidhura