zoom

Aktualitet

Sherr brenda familjes në Pogradec, burri plagos gruan me thikë (EMRI)

Sherr brenda familjes në Pogradec, burri plagos gruan me thikë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një konflikt brenda një familjeje ka përfunduar me plagosjen e një gruaje të re.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Lagjen 4 të qytetit, brenda banesës së çiftit, ku bashkëshortët Bleona Xhaja, 27 vjeçe, dhe Renato Xhaja janë përfshirë në një debat që ka degjeneruar në përplasje fizike. Gjatë konfliktit, gruaja ka mbetur e lënduar nga një thikë.

Menjëherë pas ngjarjes, e plagosura është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, mjekët kanë vendosur që ajo të dërgohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë shoqëruar bashkëshortin në komisariat, ndërsa po vijon puna për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar ngjarjen./ Zoom.al

Postime të lidhura