Aplikacion
Shtetet e Bashkuara dhe Irani raportohet se janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme diplomatike, e cila mund të sjellë uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, pas një periudhe të gjatë përplasjesh politike dhe ushtarake.
Sipas mediave arabe, drafti final i marrëveshjes është ndërmjetësuar nga Pakistani dhe përfshin disa pika kyçe që synojnë stabilizimin e situatës në rajon.
Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon një armëpushim të menjëhershëm mes palëve, si edhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit.
Një nga elementët më të rëndësishëm të draftit lidhet me heqjen graduale të sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Ky hap konsiderohet si një zhvillim i madh diplomatik, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në ekonominë rajonale.
Marrëveshja mund të shpallet zyrtarisht brenda orëve në vijim dhe të hyjë në fuqi menjëherë pas konfirmimit nga të dyja palët./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit