zoom

Bota

“Po zhvillohen negociata serioze”- Trump anulon sulmin e ri ndaj Iranit me kërkesë të shteteve të Gjirit

“Po zhvillohen negociata serioze”- Trump anulon sulmin e ri ndaj Iranit me kërkesë të shteteve të Gjirit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po shtyn një sulm ushtarak ndaj Iranit të planifikuar për të martën me kërkesë të shteteve të Gjirit, pasi “po zhvillohen negociata serioze”.

Në një postim në Truth Social, ai tha se i ishte kërkuar ta bënte këtë nga udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai shtoi se ishte informuar se do të bëhej një marrëveshje që është “shumë e pranueshme” për SHBA-në, duke shtuar se “NUK DO TË KETE ARMË BËRTHAMORE PËR IRANIN!”

Por paralajmëroi se SHBA-të do të ishin gati të “vazhdonin me një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit, menjëherë” nëse nuk do të kishte një marrëveshje të pranueshme.

Një komandant i lartë ushtarak iranian i tha SHBA-ve të mos bënin “gabime strategjike dhe llogaritje të gabuara përsëri”.

Njoftimi i fundit i Trumpit për Iranin vjen në mes të një rënieje të vlerësimit të tij të miratimit dhe ndërsa sondazhet tregojnë se lufta është gjithnjë e më jopopullore në vend.

Postime të lidhura