zoom

Bota

SHBA dhe Irani pa marrëveshje, dështon raundi i bisedimeve

SHBA dhe Irani pa marrëveshje, dështon raundi i bisedimeve

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë përfunduar pa sukses, duke mos prodhuar një marrëveshje përfundimtare, pavarësisht përpjekjeve intensive që zgjatën mbi 21 orë.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, konfirmoi se palët nuk arritën të gjejnë një pikë të përbashkët, duke theksuar se Uashingtoni kishte vendosur qartë kushtet dhe kufijtë e negociatave, të cilat nuk u pranuan nga pala iraniane.

“S’kemi arritur në një fazë ku Irani të pranojë termat tanë. Për fat të keq, nuk ka marrëveshje”, u shpreh ai.

Bisedimet u zhvilluan në Pakistan, ndërsa delegacioni amerikan përfshinte figura si Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Pas përfundimit të negociatave, ekipi amerikan pritet të largohet nga vendi pritës./ Zoom.al

Postime të lidhura