Aplikacion
Pas përfundimit pa sukses të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Islamabad, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar publikisht, duke ngritur mundësinë e masave të reja të forta ndaj Teheranit.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se një nga opsionet në tryezë mund të jetë vendosja e një bllokade detare, në rast se Irani nuk pranon kushtet e vendosura nga pala amerikane.
Paralelisht, media “Just the News” ka publikuar një analizë ku theksohet se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda për ekonominë iraniane. Sipas saj, ndërprerja e qarkullimit detar do të godiste eksportet e naftës, burimin kryesor të të ardhurave për Iranin.
Një bllokadë e mundshme do të ndikonte jo vetëm Teheranin, por edhe partnerët e tij tregtarë si Kinën dhe Indinë, të cilat janë ndër importuesit kryesorë të naftës iraniane./ Zoom.al