zoom

Bota

Trump paralajmëron Iranin: Gati për luftë nëse s’ka marrëveshje

Trump paralajmëron Iranin: Gati për luftë nëse s’ka marrëveshje

Në pritje të nisjes së bisedimeve të reja diplomatike, presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar paralajmërimet ndaj Teheranit.

Në një deklaratë për “New York Post”, ai ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara po përgatiten edhe ushtarakisht, në rast se negociatat nuk japin rezultat.

Trump tha se flotat amerikane po pajisen me armatimin më të avancuar.

Sipas tij, situata do të bëhet më e qartë brenda 24 orëve të ardhshme, kur pritet të shihet nëse dialogu do të ecë përpara apo do të dështojë.

Ai shtoi se administrata amerikane po kalon në një fazë të re strategjike, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe duke rritur gatishmërinë ushtarake.

Në fund të deklaratës, Trump i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Teheranit, duke paralajmëruar se në rast të mungesës së një marrëveshjeje, SHBA është e gatshme të veprojë me forcë./ Zoom.al

Postime të lidhura